Dëgjojeni “Voila” nga Barbara Pravi, a ju kujton Edit Piafin? (teksti dhe kënga)

“Nëse ju kujtoj Edith Piaf, aq më mirë”. Kështu është shprehur Barbara Pravi, e cila mori vendin e dytë në Eurovisionin e fundit me këngën: “Voilà”, me ngjyrat e Francës.

Si bashkautore e tekstit të këngës “Voilà”, Barbara Pravi i kujtoi publikut “Padam Padam” të Edith Piaf.
“Vështirë ishte të shkruhej teksti, por nuk e shkruam duke menduar se do të konkurrojmë në Eurovision, se përndryshe nuk do ta kishim bërë një vals të tillë”, ka ironizuar ajo.

Njëzet e tetë vjeçarja, më stilin e saj retro, pretendon të jetë trashëgimtare e këngës klasike franceze, ndërsa tund flamurin e kauzës feministe. 

Në shtator të vitit të kaluar, ajo ka nxjerr edhe albumin e saj të parë: “On n’enferme pas les oiseux” (“Nuk mbyllen zogjët”).

Barbara Pravi: Voilà

Dëgjomni
Mua, këngëtaren n’kërkim

Foljuni për mua
T`dashurve, miqve

Tregojuni për këtë vajzë me sy t’zi
E për andrrën e saj t’çmendun

Dua t’shkruaj rrëfime që mbërrijnë te ju
Kaq

Ja, ja, ja, ja kush jam unë
Ja ku jam, edhe pse frikësohem nga zbulimi
Ja ku jam
N’zhurmë dhe n’heshtje

Shikomni, ose t’paktën ç’ka mbetur
Shikomni, para se t’urrej veten

Ç’ju them që nuk do t’ju thonë buzët e tjetrës
Pak gjëra, por gjithçka që kam
E them
Ja

Ja, ja, ja, ja kush jam
Ja ku jam, edhe pse mbaroj nga zbulimi

Është surrati im, është klithma ime,
Ja ku jam fundja

Ja, ja, ja, ja pikërisht k’tu
N’andrrën time, n’dëshirën time,
Siç ngordhi, siç qeshi
Ja ku jam
N’zhurmë dhe n’heshtje

Mos ikni, ju lutem rrini gjatë
Mbase s’më shpëtoni
Por pa ju nuk di t’ia bëjë

M’duani siç duhet një mik që ikën përgjithmonë
Dua t’duhem, se s’di ti dua kufizimet e mia

Ja, ja, ja, ja kush jam
Ja ku jam edhe pse mbaroj nga zbulimi
Ja ku jam
N’zhurmë edhe n’tërbim

Shikomni më n’fund,
Sytë e duart
Gjithçka që kam është k’tu,
Është surrati im, është klithma ime

Ja kjo jam, ja kjo jam, ja kjo jam, kjo jam unë
Ja, ja, ja

Përktheu : Çlirim Lazaj

ObserverKult

Kliko edhe:

EDIT PIAF: HIMN PËR DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)