Dhori Qiriazi: A e mban mend?

A e mban mend? Ti e mban mend pa tjetër,
si mundet të harrosh një natë të tillë?
Dremiste pylli i ngjyer krejt në bakër
mbi pellgje, hëna hidhte trëndafilë.

Nën hapin tonë përkulej bar’i brishtë,
nga një kaçube brofi zogu i fundit,
përreth këndonte era në kallamishte
dhe lehnin qent’ e frikshëm të katundit.                                                             

1963
   

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

SHKRIM PREKËS I BABAIT TË AKTORIT TË NDJERË: BARRË E MADHE ËSHTË KJO… PO NE DO TË QËNDROJMË…