Kacavjerrë në mendjen e madhe të Shekspirit
si shkurre dimri e tharë me shekuj
dëgjoj zëra e rri në mes të asaj
To be or not to be
Kacavjerrë për shpirtin e Shekspirit
Gëlltis ankthe si ilaçe qetësimi
tjerët prashitin emocione
përtypin e hanë hormone
thyejnë nerva si shkarpa
Unë varur
brenda mendjes së Shekspirit
To be or not to be
Zërat të dalur nga uji
të dalur nga toka
shajnë mallkojnë
prashisin emocione, hanë hormone
nerva si shkarpa thyejnë
var në mes të çështjes
To be or not to be
Nis shaj e rrënoj edhe unë
Ëndrrat t’i shpëtoj
to be and to be/
ObserverKult
——————————-
Lexo edhe:
DIJE DEMIRI FRANGU: DO TË VINË SHINA E SHIRA E NE DO TË DUHEMI