Ju ftojmë ta lexoni poezinë “Do ta tradhtoj atdheun” të shkrimtarit sirian, Muhammad Al Maghout!
Është marrëzi të mbrosh një vend, që nuk të siguron një shtëpi dhe kafshatën e përditshme.
Është marrëzi të sakrifikoj veten, e t’i lë fëmijët të bredhin rrugëve.
Është e turpshme që time shoqe, t’ua lë si pre qenve.
Atdhe është ai vend që të siguron dhe përmbush nevojat e jetës, jo shkaqet e vdekjes.
Përkatësia është një gënjeshtër e shpikur nga politikanët dhe pushtetarët,
me qëllim që të vdesim në mbrojtje të interesave të tyre.
Nuk besoj në idenë e vdekjes për hir të atdheut.
Atdheu nuk humb asnjëherë, ne humbasim gjithmonë.
Kur atdheu hyn në luftë, gjithmonë u bëjnë thirrje të varfërve që ta mbrojnë.
E kur përfundon lufta, u bëjnë thirrje pushtetarëve që të ndajnë plaçkën e luftës dhe postet.
Kur atdheu përfshihet në një luftë, vetëm gjokset e heronjve të varfër dhe të ndershëm
mbushen me plumba, kurse barku i zyrtarëve tradhtarë mbushet me para.
Kur atdheu sprovohet me luftë, vdesin ata që nuk e meritojnë vdekjen
dhe jetojnë ata që nuk meritojnë jetën.
Atdheu është një gënjeshtër, e shpikën dhe i caktuan kufinj imagjinarë,
ne e besuam.
Përktheu Elmaz Fida
ObserverKult
Lexo edhe: