Donika Dabishevci: Edeni jem!

m'dhimbesh donika dabishevci a m'do edeni duhemi prishtina, S’t’i ndjeu kush andrrat e t'gjithë n'vrap me marrë jetë prej teje! Me u katrithë, me u përmbushë e me u ngi frymë n’ty.

Edeni jem, poezi nga Donika Dabishevci

Je fari, je bregu
degë e artë je
që thrret shtegtar
molepsun udhësh
n’aromë pishnajash
lugnajave tua
me zbritë me u ndalë
me i kthjellë sytë
n’at’ fresk mëngjesi
me ju dorëzue
përkdheljeve n’gushë
magjepsun andrrash
n’atë lojë hyjniesh
krejt etjen e tyne
me e përmbushë
si gurrë me shpërthy lumnija
eliksirit tand tuj ju falë
n’kopshtin tand t’Edenit
n’strehën e amshimit
mos me pasë gjarpën
as dreq që m’nalë

ObserverKult

_________________________________

Lexo edhe:

KAM ME ARDHË SI DEKA’’, e Donika Dabishevcit, TRAJTË E KANOSJES NGA THANATOSI

edeni kam me ardhë si deka

Vargjet poetike në dialektin gegë për Donika Dabishevcin, në librin “Kam me ardhë si deka”, janë sfidë apo metodë për të përshkruar një ndjenjë të akumuluar ku standardi gjuhësor nuk arrin të shkëlqejë apo zbehet para aktit të krijimit?

 Donika Dabishevci, poete kosovare tejet e veçantë, përmes titullit të librit manifeston një kanosje, jo ndaj rendit juridik, por diçka më alegorike, edhe pse vargu i fundit është një katapult plot shkatërrim, jo si vdekjet romantike, apo si atëherë kur akti heroik tendoset në mendjen e luftëtarit:

M’dhimesh,
se tokën nër kambë
kam me ta luajtë!
(fq.111)

Libri përbëhet nga katër kolona, që lexohen si mendime e meditime të ndryshme:  Diellore, Krue i lumnisë, Varr ofshamash dhe Kam me ardhë si deka. Romancieri dhe studiuesi i letërsisë, Gëzim Aliu, të katër ciklet i portretizon si: “katër pjesët e një rrëfimi sa personal e intim, aq edhe lirik e artistik’’, duke i bashkuar me gjendjet emocionale: joshjen, bashkimin, ndarjen dhe dhimbjen.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

Eros e Thanatos në poezitë e Donika Dabishevcit

“Kam me ardhë si deka”- Guximi i “çmendun” i ni grueje, në Kosovën e narrativës së odës së burrave

Emrije Krosi: Metafora e “dashurisë moderne” në lirikën e Donika Dabishevcit

Erosi i gjëmshëm, në poezinë e Donika Dabishevcit

Ana e errët e artit, (Donika Dabishevci, “Dashnisë së nji nate”, Bard Books, Prishtinë, 2020)