N’fushëbetejë shtratin kam me e kthy
n’llavë ke me u zhba e kam me t’përbi
si kulçedër zjarr kam me lshu
ti ke me qenë njeri veç brenda n’mu
e jasht s’ke me mbetë gja
as ti as qenia jote
ti ke me qenë unë
e unë kam me shndritë veç me ty brenda
*Shkëputur nga libri me poezi i Donika Dabishevcit “Kam me ardhë si deka”
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHNISË SË NJI NATE, POEZI EROTIKE NGA DONIKA DABISHEVCI
DONIKA DABISHEVCI: DU ME T’PI
DONIKA DABISHEVCI: UDHËS KAH TI
DONIKA DABISHEVCI: EDENI JEM!
DONIKA DABISHEVCI: T’DUHEMI…