Dritëro Agolli: Aeroport kam gjoksin tënd…

aeroport S’ma zëvendëson ti botën mua, S’të zëvendëson as bota ty, Por sa botën sigurisht të dua, Ku jetojmë e vdesim tok të dy.

Aeroport kam gjoksin tënd,
Aeroplan ke kokën time,
Koka ime gjen një vend,
Ulet lehtë e pa gjëmime.

Më ka mbetur aeroport
Vetëm gjoksi yt i brishtë,
Aeroport që s’pati mort,
Se m’u dogjën shkrumb të gjithë.


Gusht, 1998

*Titulli i origjinalit: Aeroporti

ObserverKult

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: U ZUMË TË DY AQ SHUMË TË SHTUNËN…

dy shokë aeroport poezi nga dritëro agolli

U zumë të dy aq shumë të shtunën,
Të djelën menduam tek shoku-shoku të vijmë,
S’ka gjë për të qeshur,
Dhe dhëmbët zihen me gjuhën
Dhe bashkë mes zënkave rrinë,
Paçka se të heshtur.

1983

ObserverKult

Lexo edhe:

“MOS MA KUJTO”, LUL BESHAJ INTEPRETON POEZINË E DRITËRO AGOLLIT (VIDEO)

aeroport babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

Kliko për ta dëgjuar KETU

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto,
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pësova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Kliko edhe:

RAMA PUBLIKON GALERINË NË AEROPORT TË KUKËSIT ME FOTO TË REFUGJATËVE KOSOVARË