Dritëro Agolli: Kënga e poetit para vdekjes

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Poezi nga Dritëro Agolli

Unë po vdes dhe toka mbledh shi.
Dikur ëndërroja të isha i madh.
Ah, gjepura! Sikur ta nisja rrugën tani,
Do shëmbja çdo mur e çdo gardh.
I mekur mes jush me veten po flas,
Vdekja përtypet dhe ha ananas…

Ta nisja rrugën tani kur po vdes,
Tani kur mbi veten vështroj një qiri
Tek falet, tek zbehet e feks,
Mes jush do kishit vërtet një gjeni.
I mekur marr frymë, qiriri vjen pas,
Vdekja mbllaçitet dhe ha ananas!…

1993

ObserverKult


Lexo edhe:

VIZITA E FUNDIT E DRITËRO AGOLLIT NË DEVOLL

“Uroj që shqiptarët të duan njëri-tjetrin e mos jenë fanatikë të partive e të feve“.

– Nga vizita e Dritëro Agollit në Devoll, në takimin me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit” në gusht të vitit 2006 –

Nga: Fuat Memelli

Në vitin 2004 një grup devollinjsh krijuan në Bilisht Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”. Ishte kjo një ngjarje e veçantë për Devollin e më gjerë, kur ende vazhdonte krijimi i partive të reja, krijuesit devollinj me në krye poetin Bashkim Gjoza por edhe krijues të tjerë si Thanas Jorgji, Bujar Braho, Skënder Demolli, Hajdër Lilo, Lefter Babi Viktor Hoxha dhe Valentin Dedgjonaj, krijuan këtë Klub duke i vënë emrin e birit të Devollit, poetit e shkrimtarit tonë të shquar, Dritëro Agolli.

Statutin e kishte hartuar shkrimtari i njohur Thanas Jorgji. Gjatë dy vjetëve të krijimit Klubi kishte zhvilluar një sërë veprimtarish si promovime librash të anëtarëve të tij, ndarje çmimesh vjetorë për veprat e autorëve, anëtarë të Klubit, pranime të anëtarëve të rinj, si dhe veprimtari letare-artistike në vigjilje të ditëlindjes së Poetit të shquar, etj.

Gjatë dy vjetëve ata e kishin ftuar Dritëroin për të bërë një takim me ta por poetit nuk i qe dhënë mundësia. Kjo mundësi u krijua në gusht të vitit 2006…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU