Dritëro Agolli: Majtas dreqër, djathtas djaj

E, dhembje kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh:

Majtas dreqër, djathtas djaj, poezi nga Dritëro Agolli

Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s’di nga t’ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta çaj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s’ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s’gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj.
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

ObserverKult

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: KËNGA E POETIT PARA VDEKJES