Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë E mbylla dhe derën që rrinte e hapur Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem Sërishmë në rrenat e jetës Diku në një skaj të largët do prehem me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.