Dritëro Agolli: Vetmia

dritëro agolli

E vetmuar ti, vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S’ke ç’t’i bësh nuk dilet nga kjo turmë
Dhe sikur t’i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh te krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S`i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.

ObserverKult