Dua Lipa dhe Shakira, kandidatet për të hapur ceremoninë e Kupës së Botës ‘Katar 2022’

duA LIPA

Dua Lipa dhe Shakira?

Më 20 nëntor starton Kupa e Botës, në Katar. Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Sipas ‘Marca’, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës. Shakira ka eksperiencë në evente të tilla, dhe më parë ka interpretuar këngët “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka” në ceremoninë e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha sportive.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.

Kjo nuk është hera e parë që një këngëtare shqiptare performon për Kupën e Botës. Himni i Kupës së Botës ’Live it up’ në vitin 2018 u këndua nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

ObserverKult

Lexo edhe:

DUA LIPA: E LUMTUR QË JAM NË SHTËPINË TIME

Lexo edhe:

DUA LIPA FITON ÇMIMIN “ARTISTJA NDËRKOMBËTARE E VITIT”

Dua Lipa

Në mesin e artistëve me famë botërore që u shpërblyen në NRJ Music Awards i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është edhe artistja me shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dua përmes një postimi në ”Instagram”.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në ”InstaStory”.

ObserverKult

Lexo edhe:

DUA LIPA I BASHKOHET FUSHATËS SENSIBILIZUESE TË VASFIJE KRASNIQI GOODMAN

dua lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar fushatës
sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman.

Këtë e bëri të ditur vet ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku u shfaq me
pankartën në fjalë…

Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në
New York.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult