Mallkuar qofsh, o vendi im, që as me bukë nuk na mban dot!

Arben Duka zëri ajër

Mallkuar qofsh vendi im, poezi nga Arben Duka

Shpërndarë pa fund dhe pa fillim,
Si zogjtë e korbit nëpër botë,
Mallkuar qofsh, o vendi im,
Që as me bukë nuk na mban dot.

Ca sharlatan, ca ujqër,
Na turpëruan njëmijë breza,
Moj, rrënjë dala Shqipëri,
Ç’mi pate ditët kaq e zeza.

Gjithë djalëria që t’i nxore,
Dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,
Shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
Se bëjnë punën e zezakut.

Një pikë ujë t’u kërkosh,
Dot nga asnjë nuk merr përgjigje,
Ndaj lidh në kokë shami të zezë,
Dhe ulëri brigje më brigje.

Vitet në shekuj pa mëshirë,
Moj, Shqipëri ty të tretën,
Që kur ka lindur Europa,
Ti si një qyqe mbete vetëm.

Sikur të biesh në greminë,
Kjo botë-kurvë s’lëviz as gishtin,
Rron Izraeli shumë më mirë,
Edhe pse ka vrarë Jezu Krishtin.

————————————-

Lexo edhe:

Arben Duka: Ç’të bëj me fjalën?!…

Veç pena dhe fjala më mbeti,
Dhe faqja e bardhë që më skuqet,
Çtë bëj unë me fjalën, kur shteti,
Ka prangat, policët dhe burgjet.

Veç pena dhe fjala më mbeti,
Dhe zemra më digjet në gjoks,
Ç’bëj unë me fjalën, kur shteti,
Veç gjuhë gardiani mësoi.

Veç pena dhe fjala më mbeti,
Dhe zemra që heq dhe vuan,
Çtë bëj unë me fjalën, kur shteti,
Si kokërr kafeje të bluan.

Veç pena dhe fjala më mbeti,
Thesar që muzat m’i falën,
Çtë bëj unë me fjalën, kur shteti,
Me pranga e lidhi dhe fjalën.

Veç pena dhe fjala më mbeti,
Dhe muza që vjen e më shtohet,
Ç’të bëj unë me fjalën, kur shteti,
Është çmendur dhe s’do të shërohet.

Lexo edhe :

ARBEN DUKA: JETA S’MË KA PËRKËDHELUR