VETMI FLUTURE
Në valë
gjethi i Noes
me vetminë time prej fluture
u marr erë katër stinëve të dritës
deri te stina e pestë
e natës së zezë
në oqeanin e vdekur
bie perdja e frymës
bebëzat m’i merr hëna
diell as qiell më
në sytë e mi.
KREJT NDRYSHE
Krejt ndryshe
vetëm të vdekurit e njëjtë
siç i lashë të gjallë
me erë bari më përqafojnë
e të mallëngjyer
si engjëj nisen për në lëndinën e tyre
me ta edhe im atë
me lotin e vakët në fytyrë
ecën për në parajsë
e nga krahët prej mjegulle palltoja s’i bie.
ObserverKult
Lexo edhe:
DY POEZI NGA SADIK KRASNIQI: ZBATHUR DO ECI UDHËS SË NXEHTË…