ObserverKult ua sjell disa thënie të shkëputura nga seriali i ndjekur i Netflix “La Casa de Papel”:
“Në fund të fundit, dashuria është një arsye e mirë që gjithçka të shkatërrohet”.
“Momentet më të rëndësishme janë ato, kur e kupton se nuk ka më kthim pas. Ti kalon një vijë të caktuar dhe gjendesh në anën tjetër tashmë”.
“Shpresa është si dominotë. Kur njëra bie, të tjerat e ndjekin”.
“Paratë nuk duhen vetëm për të blerë gjëra. Paratë duhen edhe për të qenë të lirë, liria është e kushtueshme”.
“E di çfarë më duket seksi? Inteligjenca”.
“Shumë njerëz besojnë se ne e gjejmë vetëm një herë dashurinë e vërtetë në jetën tonë. Ajo që nuk kuptojnë është se mund të kemi disa jetë”.
“Hera e parë për gjithçka është speciale. Unike. Mirëpo hera e fundit nuk ka të krahasuar. Është pa çmim. Vetëm se njerëzit nuk e kuptojnë kur është hera e fundit që e bëjnë diçka”.
“Dashuria nuk mund të matet me kohë, duhet vetëm të jetohet”.
“Mbi të gjithçka, çfarë është më njerëzore se të luftosh për të mbijetuar?”.
“Gjërat që nuk i shohim, ndikojnë në jetën tonë më tepër nga sa e mendojmë”./bota.al
ObserverKult
___________________
Lexo edhe:
THËNIE NGA FILMA TË NJOHUR: TI MERITON MË TEPËR SE SA TË TA THYEJNË SHPIRTIN…
ObserverKult ua sjell disa nga thëniet më të veçanta të përzgjedhura nga filma të ndryshëm. Nëse nuk i keni parë ende, mund t’i shihni gjatë kohës suaj të lirë.
“Nuk është e rëndësishme të kesh gjithçka. E rëndësishme është të zgjedhësh një person dhe të dy t’ia dilni mbanë”. – “The Object of my Affection”
“Njerëzit thonë se koha ndryshon gjithçka, por nuk është e vërtetë. Të bësh diçka, mund të ndryshojë diçka tjetër. Të mos bësh asgjë, gjërat do të mbeten ashtu siç kanë qenë”. – “Dr. House”.
“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë”. – “The Perks of being a Wallflower”.
“Gabimi im më i madh ishte të mendoja se ti mund të më ndryshoje. Vetëm unë mund ta ndryshoj veten time”. – “Stuck in Love”.
“Nuk mund t’i lejosh njerëzit që do, të përcaktojnë mënyrën se si dashuron”. – “Before We Go”.
“Arsyeja se pse të fal është se nuk je perfekt, njësoj siç nuk jam as unë. Gjithë njerëzit janë joperfektë”. – “Mary and Max”.
“Ti meriton më tepër se sa të ta…
Leximin e plotë mund ta bëni Këtu.
ObserverKult