Ekspozohet në Muzeun Historik të Shkodrës riprodhimi i pllakatit që i dha emrin qytetit, daton në shekullin I pas Krishtit

Daton në shekullin I pas Krishtit dhe është një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak, e që është ekspozuar në Muzeun Historik të Shkodrës kopja e pllakatit që i dha emrin këtij qyteti.
Ajo është zbuluar në sterën 2 (ndërtime mesjetare) në Kështjellën Rozafa.

Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak është ekspozuar Muzeun Historik të Shkodrës. Ai është një mbishkrim latin që daton në shekullin I pas Krishtit, i zbuluar në sterën 2 (ndërtime mesjetare) në Kështjellën Rozafa.

 “Colonia Scodranorum”, mbishkrimi latin që lidhet me emrin zyrtar të Shkodrës. 

Për shkak të pamundësisë së aksesit për ta vizituar në sit këtë objekt që qëndron në pilastrën qendrore të sterës, mbuluar gjatë gjithë kohës nga uji, u bë e mundur riprodhimi i një kopje të tij. Për shkak të pamundësisë së aksesit për ta vizituar, në sit, këtë objekt që qëndron gjatë gjithë kohës i mbuluar nga uji, u bë e mundur riprodhimi i një kopjeje të tij.

Falë bashkëpunimit të misionit shqiptaro-polak dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, u realizua riprodhimi i mbishkrimit, punuar mjeshtërisht nga specialisti Petrit Bilali, dhe ekspozimi i kopjes për vizitorët në pavijonin e antikitetit në Muzeun e Kështjellës, shoqëruar dhe me informacionin përkatës për vizitorët.

Misioni shqiptaro-polak i cili në vitet 2011-2017 hulumtoi në gjurmët e Shkodrës antike, nxori në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij./shqiptarja.com


Lexo edhe:

EKSPOZOHET FUSTANI QË U QËNDIS PËRGJATË 12 VITEVE