Elita 5: Na ish njëherë… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni një prej këngëve të bukura të grupit Elita 5.

Na ish dhe një vajzë
Tani nuk është më
Ndoshta diku puthet
A ndoshta diku fle.

Na ishin edhe dy sy
Tani nuk më shikojnë
Ndoshta diku puthen
Apo diku lotojnë.

Kështu na shkon rinia
Si ikën një pranverë
Dhe mbetet veç të themi
Na ish, na ish një herë.

Na ishin dy gërsheta
Si to nuk kish të tjerë
Ndoshta sonte krehen
A ndoshta janë të prerë.

Ishin dhe dy faqe
Të kuqe porsi mollë
Ndoshta diku skuqen
Apo ndoshta rrudhen.

ObserverKult

Kliko edhe:

ELITA 5: UNË QAJ PËR TY… RETË QAJNË PËR NE… (TEKSTI DHE KËNGA)