Elita 5: Zemra ime shumë e mërzitur vazhdimisht ty po t’kërkon… (teksti dhe kënga)

S’e tregova unë dashurinë
Tani shpirti po m’vajton
Zemra ime shumë e mërzitur
Vazhdimisht ty po t’kërkon.

Më kujtohen çastet tona
Që së bashku ne i ndamë
Edhe lumturinë
Që ne të dy e pamë.

Se ashtu unë mendova
Nuk e di as vetë
Tani kur mendoj për ty
Pendohem me t’vërtetë .

Më kujtohen çastet tona
Që së bashku ne i ndamë
Edhe lumturinë
Që ne të dy e pamë.

ObserverKult

—————————————————————

LEXO EDHE: ELITA 5: SE UNË S’TË KUPTOVA TY ASNJËHERË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Do t’ju tregoj një histori
që pikon dhimbje e mall për dashuri
por vështirë e kam t’ja nis se s’mundem
atë kohë ta kujtoj e të mos qaj…

Shumë kohë shkova pas saj i shkallmuar
por ajo s’më kuptoj s’ka për t’kuptuar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Pse? Pse kështu ndodhi
unë kurrë s’do ta mësoj
a linda i mallkuar, a kjo botë e egër ndoshta më mallkoj.
S’mundem, jo s’mundem, s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do ta këndoj…

Më tradhëtoi me shokun tim
a është e vërtetë ky rrëfim.
Tani aspak s’mendoj për të se s’dua
me të fatin tim sërish ta ndaj…

Diçka ndryshoj pa pritur e pa kujtuar
në shokun tim të ngushtë ish dashuruar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Se unë s’të kuptova ty asnjëherë
se ç’ndodhi me mua ende nuk e di
gjithë këngët mi vrave me dashuri…

Pse kështu ndodhi unë kurrë s’mundem ta mësoj
a linda i mallkuar apo kjo botë e egër ndoshta më mallkoj
s’mundem, jo s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do të këndoj…

Vuaj, vetëm vuaj, vetëm vuaj e këndoj.


LEXO EDHE: ELITA 5: MË LË TË QETË TË LUTEM (TEKSTI DHE KËNGA)

Në mes të natës erdhe
ëndrrat mi prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi.

Më lërë të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish…

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU