Elizabeth Bishop: Arti i humbjes s’ashtë zor me u mbërri…

Arti i humbjes s’ashtë zor me u mbërri;
aq shumë gjana duken sikur bash janë kriju
për m’u humbë saqë humbja e tyne s’a fatkeqësi.

Humb diçka përditë. Pranoje atë acari
t’çelësave t’humbun t’derës, orën që dëm e ke çu.
Arti i humbjes s’ashtë zor me u mbërri.

Tani ushtro me humbë ma tej, ma me nguti:
vende, e emra, e aty ku ke dashtë me udhëtu.
Asnjana prej këtyne s’bjen fatkeqësi.

E humba orën e nanës. Edhe qe! E fundit shpi,
ose e parafundit, prej tri shpive t’zemrës ka shku.
Arti i humbjes s’ashtë zor me u mbërri.

I humba dy qytete, fort t’kandshme. Edhe, ma zi,
disa mbretëni që i kisha, dy lumenj, nji kontinent.
Mu malli m’merr, po s’ke fatkeqësi.

—Edhe me t’humbë ty (zanin me shpoti, nji gjest
q’e dashuroj) s’kam gënjy. Ashtë e dukshme
arti i humbjes s’ashtë fort zor me u mbërri
edhe pse mundet me u duk si (Shkruje!) si fatkeqësi.

Titulli i origjinalit: Nji art
Shqipëruar nga Synim Selimi