Enertin Dheskali: Unë perëndi nuk jam, por të dua si një zot…

E dashur, unë do të shoh edhe përtej qiejve,
Kur të kesh nevojë për mua, vështrimin ngrije lart,
Buzëqeshjen time do ta gjesh atje mes reve,
Unë perëndi nuk jam, por të dua si një zot…

Dhe nëse djalli të tremb e ëndrrat t’i prish,
Thirrma emrin e do të vij të qetësoj,
Se ti e di që të dua me zjarr perëndish,
Dhe i vdekur qofsha, do ngrihem e do të mbroj.