Poezi nga Enkeleda Ristani
kohë e gjatë pa u parë!
mbrëmë u përpëlita si gjarpër
në shtratin që ngjet me një varr
të hapur rishtas
për herë të dytë, të tretë a ku ta dish se sa…
në kokë gjarpërinj të tjerë sulmojnë çdo mendim
që guxon t’i avitet asaj masës që vlon në rrudha
jo aq për mençuri sa për moshën e kafshimeve papushim
bota më ka futur frikën në palcë
e bashkë me të dhe neverinë,
ndaj po ta them ta dish,
do t’i hedh në erë të gjitha urat që më bëjnë të shoh tek bota
e do të futem në një vrimë
atje do ta pres fundin tim
që, po ta them ta dish
do të jetë shumë i afërt
është një demon që më rri pranë tani
dhe më mbush me frymën tënde
më mjekon padurimin dhe therrën e dështimit tim
të s’disahertë!
sidoqoftë, kur të lexosh për dashurinë dhe të tjerë
do të kesh kohë të më hedhësh një sy mendimesh…
e jotja deri në një tjetër dashuri
që, po ta them ta dish
s’di në do të jetë nga bota!
ObserverKult
Lexo edhe: