Entela Tabaku: Ndërrimi i viteve

koha nuk ndërron
ti e din
nuk ka si ndërrohet
nuk asht se stiva e viteve mbas derës
ato që ti i djeg në oxhak
i ka të vjetrit përposhtë
dhe të rinjtë përsipër
koha nuk ndërron as tesha
shkon gjithmonë me fustanin bojëqiell
që mama ta qepi dikur me dorë
koha nuk këmbehet sonte
“më jep pak dashni,
me të dhanë pak shpresë”
dhe as nuk zëvendësohet
“lamtumirë vit i vjeter,
mirësevjen i riu”
se e vjetra asht e reja e përditshme

koha asht në ty e pandërrueshme
e vetmja që ndërron
je ti
ndërron mendje
kangë
ritëm
dhe bahesh gati
për festë

ObserverKult

———————-

Lexo edhe

TI JE PËRQAFIMI JEM, POEZI NGA ENTELA TABAKU