Enver Sulaj: Shenjë në pergamenë

enver sulaj

Poezi nga Enver Sulaj

Ti s’ke emër
Je shenjë e gdhendur në pergamenën e Lindjes
Je përbetim në natën e arratisjes
Flakë në qiellin nxirë nga retë
Në muze ruhet dorëshkrimi yt
Duhet të vdesësh që të jetojë dashuria për ty
Ti je poezi e pashkruar
Je lumë që gërryen dheun e gurët
Përtej teje kozmosi shihet në pasqyrë
Unë pyes kot veten
Po të të urreja, a do të ishte më mirë?

ObserverKult

Lexo edhe:

ENVER SULAJ: BUZËT E KUQE

Mbi majë shpatash ecën e currili i gjakut ujit ëndrrat
Syri yt i verdhë thyen xhamat, mësyshi bie mbi fatkeqësinë.
Asnjë hap tutje s’e bëjnë këmbët se therja e venave shpon daullen
Që hapëron e dalldis dasmorët e hareshëm.

Ah, sa dhemb kjo natë e këto hije që rrinë varur në mure e tallen me vetminë.

Kurdo që të vish nata do të ndryshojë ngjyrat
Për të parë flakët që shkrumbojnë qumështin në trupin tënd.

Ah, sa dhemb kjo natë që të kuqe i ka veç buzët tua.

ObserverKult

Lexo edhe:

ENVER SULAJ: KUR TË VISH NË TEMAL