Gurore dhe robër lufte nën Gjinkalla të Sirakuzës E sata herë në histori që shkruhet Për ta: djem Athine, robër dërrmuar Nën gjinkalla siciliane Gjinkalla mesdite, metronomë Robër athinas që recitojnë Në radhë, zinxhirët prush në qafë Para kritikut letrar lokal Buzët plagë, përcëlluar Kishin sulmuar Sirakuzën Flamur kishin muzën e tragjedisë Dhjetra anije, ushtarët rreshtuar Si rrokje, rrahin shqytet me ushta Dhe ujin me rrema –një poemë Gdhendur Mesdheut, basoreliev Përfundoi thyer kaq keq Kob kush ra rob Një bllok gur zëvëndëson Me trupin e vet përditë në gurore Rrokje për rrokje, blloqet. Gjinkallat Shpërthejnë fishekzjarrë E dielli mbush plagët me kripë Ushtar rob athinas guroren mbush Gropa-gropa me ditët e tij Përveçse kush mund të recitojë Poezi-fiton lirinë, kthen në Athinë Ku dhe jeton poeti, adhuruar Gjer përtej deti në Sirakuzë, në provincë Betohen në emrin e tij. A nuk na thoni Të mundur armiq, hapni gojë Ç’ka shkruar kohët e fundit ai? Dorëzoni vargjet e reja të tij Në dini-të lirë pastaj ikni Ju të tjerë të mjerë, këtu vdisni Në Sirakuzë edhe sot, natë e ditë Gjinkallat ende rënkojnë greqisht Robër rreshtuar përpara jurisë Me këmbë trokasin ritme në radhë Në koka gërmojnë, gdhendin fjalë Përpara kritikut të tmerrshëm letrar Dhe sa u kthyen në Athinë Ata që deti mundi të kthejë U derdhën në kodra, rrugica Ku është, poetin ta gjejnë T’i kërkojnë falje, ta falënderojnë E kaq shumë kohë po vonojnë Të dalin nga shtëpi e poetit Kur thyen derën, ashtu i gjetën Thërrmuar me gjithë poetin, statuja E kujt ish’ kjo buzë, i kujt ky gisht Gërryer guroresh nga Sirakuza.