Është ndjenjë e mirë për të menduar për ty

shpirt grua vuajtja du atë

Nga: Miriam Neiger-Fleischmann

Është ndjenjë e mirë
për të menduar për ty
si koncept
përtej mundësive të mia.

Prania jote fizike
është e fshehur
në imazhin e projektuar.

Që tash e tutje, do të të dua
sall në zonën time të fshehtë,
sall në molekula
me kokrrat e tyre hyjnore,

në njësitë
rrethore të dritës,
në dhimbjen e mungesës tënde.

*Titulli i origjinalit: “Koncepti”

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Miriam Neiger-Fleischmann

Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: GJË S’KAM BËRË PËRVEÇ QË KAM VUAJTUR…

Në Romë që nga vitet pesëdhjetë deri më sot, gusht ‘66
Gjë s’kam bërë përveç që kam vuajtur dhe kam punuar gopçarçe.
Mbas atij viti papunësie dhe i dhashë fund asaj jete
jepja mësim në një shkollë të vogël private
për njëzet e shtatë dollarë në muaj.
Në ndërkohë babai im na u ribashku
dhe kurrë nuk folëm mbi arratinë tonë,
times dhe të nënës.
Ishte vaki e rëndomtë, transferim në dy faza.
Jetonim në një shtëpi pa kulm, pa suva,
shtëpi e varfanjakëve në skaj të periferisë së qytetit,
bash afër një burgu.
Verës zonë e stuhisë së pluhurit, dimrit ligatishtë –
Ama ishte Itali, Itali lakuriqe dhe gëluese,
me djemtë e saj, me femrat e veta.
me erën e saj të jaseminit dhe me supa sa për ta mbajtur shpirtin
gjallë e për gazep,
perëndimet e diellit në fushat e Anienes, turra mbeturinash –
dhe sa më përkiste mua, poezia dhe ëndrrat më mbetën të paprekura.
Në poezi, kisha zgjidhje për gjithçka.
Mua më dukej se Italia, përshkrimi dhe fati i saj,
vareshin nga ajo që pata shkruar mbi të,
në vargjet e injektuara me realitet të drejtpëdrejtë,
pa qenë nostalgjik,
siç e pata fituar atë me djersë…

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU