Kam zbritë tu’ ta dhanë dorën, t’paktën nji milion shkallë
dhe tash që s’je ma, boshllëku asht në çdo hap.
Gjithsesi i shkurtë ka qenë udhëtimi ynë i gjatë.
I imi ende vazhdon, s’më ndodhin ma
rastësitë, rezervimet,
kurthet, përbuzjet e atij që beson
se realiteti asht ai që shikon.
Kam zbritë miliona shkallë tu’ ta dhanë dorën
jo veç pse me katër sy ndoshta shihet ma mirë.
Me ty i kam zbritë, sepse e dija që nga ne të dy
t’vetmit sy të vërtetë, edhe pse aq të turbullt,
ishin sytë e tu.
Përktheu: Orjela Stafasani