Fadil Bekteshi: E pikëlluar Ti s’po më prisje më…

E pikëlluar Ti s’po më prisje më kur trokita në deriçkë
Seç ma zuri krejt sevdanë buzë e syri yt në dritare!
Natën kur t’erdha Ty moj t’përshkova si tel elektrik,
Seç u drodhe në befasi haj ! E dashnisë sonë shtatmadhe!
P.S.
Tash porsi fëmija lënë pasdore përplasem
                                    E zhgrehem e qaj,
Po m’dridhet buza, moj, të dua e t’urrej me
                                    Të shkretin vaj!

*Titulli i origjinalit: “Dashnindarjevaj”

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

FADIL BEKTESHI: DITËN QË BESOVA SE DO VDISJA

Se po nisja tamam një jetë
Pandehmën ma dhanë gishtat tu të mëndafshtë
Shumë vite kanë kaluar
Nga rini imja perënduar
Ujë shumë ka rrjedhur
nën urën me shtatë harqe të jetës
Panta Rei e dashur thanë latinët e vjetër
Këtë e thanë si proverb të përjetshëm, e përjetshmja
ime
Dhe s’është hiç fare me rëndësi
Se a e morën për të veten këtë urtësi
Apo trashëguar nga ilirët antikë
Nga filozofë apo bekri të verës së kuqe
Nga boemë që u dergjën ndanë tavolinës
Me basmë të zhubrosur të kafenesë
S’është me rëndësi pra e dashur
Se a e thanë këtë për herë të parë
filozofë të thinjur nga mençuria
apo dashnorë endacakë që gjakun ta ndalojnë kohën në
një pikë
se megjithatë e dashur unë tani ndoshta jam i vetmi
matës tragjik i kohës
I kalimit të jetës, i parandjenjës vdektare n’këtë jetë
I pehatjes në një dekik përjetësie
Që nejse mund të jetë njësi fluid në eter

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

lexo edhe:

EDI RAMA I PIKËLLUAR PAS VDEKJES SË PIRRO MANIT: LAMTUMIRË USTA…

“ME KË DO T’I QAJ HALLET E DERTET”, SABRI FEJZULLAHU I PIKËLLUAR PËR VDEKJEN…