Fatime Sefaj Lajçi: Bubulina e nanës, ti nuk ke ikë!

Bubulina e nanës,
Anipse kërthizën time
mbështjellë e kishe rreth fytit
e thuajse nuk dëshiroje
ta shohësh këtë botë…
Ti u linde…
Ti më rilinde….
Sa me afsh thithja
aromën tënde që jetë thoshte.
Po e thithja
ashtu siç
thith Ti sot aromën e Tokës.
Bubulina e nanës…
Ti nuk ke ikë
Je mbështjellë fort me
kërthizën time!
Unë s’të lëshoj dot më;
derisa ta bëjë gjumin
prej të cilit Ti s’ke të zgjuar…

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇUN LAJÇI: ERA T’PASKA BAJTË ANDEJ, KAH UNË S’KAM DASHTË

Çun Lajçi bubulina

T’kam folë shumë, aq shumë sa mësua i kam t’gjitha frymëmarrjet e fjalëve t’mia, e hapat e rrugëve tua t’thyeme!
S’ia vlejka ma me tharbë gjakun, e synin me njomë me shpresën e rreme!
Thâ m’u paskan edhe mendimet, e pikë langu n’fyshtin e tyne s’më paska mbetë
Derën s’po e la ma t’çelun, as unë ma s’po e pres kthimin tand!
Po e ngrehi parmendën vetëm, edhe për aq sa kambët mund ta shtyjnë njena-tjetrën!
Kurrgja s’qenka siç mendua e kisha, e tash, tepër vonë m’u kthye n’vitet tua t’mira, se qafën s’ma kthyekan damarët mbrapa ma!
Po, po eci vetëm, siç eca, para se me t’gjetë ty.
Ma le jarmin n’qafën e rrudhun, ma jep nji tas ujë ta pi, e mëshoma nji herë shpinës, me thuprën e kijeve, ta mbaj për kujtim dhimbjen, dhe ik.

Lexo edhe:

ÇUN LAJÇI: KUR MËRZITEJ BABA…

ObserverKult