Mos ma lag synë e bukur…poezi nga Fatmir Musai
E plakur, moj mike, e plakur…
S’të njoha nga dorë e tretur,
Shkëndija, nga sy i përflakur,
U ndez e u shua e trembur.
Gishtërinjve më mbeti një dridhje
Nga prekja e dorës-voltazh,
Dhe zëri, aahh zëri,… përshpirtje,
Si valëzat që puthin një plazh.
Një Hënë e fshehur rinie
Që s’dukej prej vitesh, shumë larg,
Baticën më ngjalli prej hijesh,
Baticën që syrin e lag!
E prap u tërhoq e u sos,
As dallgë s’u bë më dot kurrë,
Cunami që nisi si “mors”,
Në valëz e ktheu një burrë!
Po ti mos e lag synë e bukur,
As dorën, as zërin mos dridh,
Ca gjëra jetojnë sa një flutur,
Po jeta me vdekjen i lidh!
ObserverKult
Lexo nga njëjti autor edhe këto poezi:
Fatmir Musai: Epilog për një grua
“Kjo grua që bie erë çokolladë…”
Dritëro Agolli
Atë grua që binte erë çokolladë,
Që shpirtin këmbeu me një apartament të ri,
Këtë muzg e pashë mbi varrin tënd të lartë,
Tek fshinte me lotë foton ku ndezur kish një qiri
Bëra t’i flisja e zëri m’u mek e m’u sos,
Teksa para Teje lutej si para një ikone,
Binte erë brengë e trishtim e mërmëriti një “mos”…
Kish’ lagështi lotësh, si ajri i ndenjur i një dhome!
Për poezinë e plotë kliko KETU
ObserverKult
Fatmir Musai: Korrieri i dashurisë
Nuk ka, jo, pezhishkë avionësh
Që globit shtjellen skaj më skaj,
Qielli hesht – Shkreti e Gobit,
Zogjtë në tokë – të zënë në faj…
Ti pret e pret një fjollë tymi
Të shigjetojë në mes resh,
Po s’ka avionë… veçse “Lasgushi”
Eshtë korrieri midis nesh!
Kështu Poeti ndiqte zemrën,
Shigjetë Kupidi në ajri,
Kuajt-avionë i ndërronte
Veç për hyjnoren Dashuri!
Për poezinë e plotë kliko KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
Gjurmët & Vjoleta Zefi: Synin si qershija (teksti dhe kënga)
Synin si qershia
Flakë e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.
Kliko për më shumë KETU
ObserverKult