Fatos Arapi: Asgjë, e dashura ime, asgjë…

fatos arapi
Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 - Tiranë, 11 tetor 2018)

Asgjë, e dashura ime, asgjë.
Vetëm ajo poçe e ndezur e natës
në mesin e rrugës; ajo dritë
ku na sulmojnë lakuriqët me trajta
të neveritshme.
Asgjë, e dhimbsura ime, asgjë, –
Vetëm guximi i dritës.

1967