Poezi nga Festim Avdyli
Kishim lindur në teatër lufte,
të rritur me shoqërimin e krismave
ku palët luftuese,
me çdo kusht vetëm fitore,
dëshironin…
Ndërsa ne të dy,
në pritje të njërit aleat
që kurrë s’e kuptuam fituesin.
Pritjes sonë i erdhi fundi
ku kishim vendosur,
të takohemi
ashtu…
si për lamtumirë
por harruam të mbyllnim dyert e takimit tonë,
ku mysafirë i paftuar
erdhi edhe kujtimi i takimit tonë të fundit,
kur dashuria jonë për poezinë,
na ndau pa u takuar kurrë
për t’u njohur përgjithmonë
e për të qenë i dashuruar,
gjithnjë.
Gjithnjë…
sa herë që lexoj poezi!
Tani më duhet një jetë
në kërkim të ilaçit për t’u shëruar;
Si mund të jetohet pa poezinë?!
Vafsh në djall;
shkronjë,
fjalë,
fjali,
strofë.
Edhe ti, poezi!
Vafsh në djall, dashuri !
Lamtumirë, ti që më zhveshe pa më prekur kurrë!
Lamtumirë!
ObserverKult
Lexo edhe:
BUKOWSKI: JAM DUKE DASHUR NJË TJETËR GRBUKOWSKI: JAM DUKE DASHUR NJË TJETËR GRUA…UA…
Jam duke dashur një tjetër grua,
dhe jam duke e dashur me gjithë atë qetësi
që ti kurrë s’ma dhurove.
Tashmë, e kuptoj
që dashuria është kjo,
të vësh në rresht
ditë lumturie
jo domosdo të pushtuara
me luftime të pareshtura.
Ajo është e hijshme
dhe e palëkundshme,
magjia e qëndrueshmërisë
së saj është kaq mahnitëse
sa s’mund ta përshkruaj…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU