Flutura Açka: Kënga e Lelës

Je e re, Lela.
Ti s’e di ç’janë burrat e martuar, Lela.
Ti s’e di ç’janë bishat e martuar, Lela.
Ti s’e di ç’janë pisat e martuar, Lela.

Ndonjëri prej tyre,
ta bleu trupin me para,
po shpirtin sa, Lela?

Mos,
ata, burrat e martuar me pushtet e para,
janë burra të martuar,
janë bisha të martuar,
janë pisa të martuar,
që ngushëllimthi,
ndonjëherë duhen dashuruar,
herë duhen duruar,
kur-e-kur duhen dëbuar,
edhe në e blejnë trupin me shpirt,
si dilet pa lënduar?

Po jehona nuk shkon deri atje,
se Lela është në qiellin e shtatë,
atje ku dinë të rrinë rrezikshëm,
mes erërash, si zogjtë
ëndrrat mbi tela.

ObserverKult


Lexo edhe:

FLUTURA AÇKA ME LOT NË SY FLET PËR LIBRIN KUSHTUAR DJALIT TË SAJ

Me lot në sy dhe dhimbje në zemër, shkrimtarja e njohur Flutura Açka, flet për librin e saj tejet të vlerësuar, “Biri”, kushtuar djalit të saj që nuk jeton më.

“Ishte një gërryerje e madhe, nuk e dija nëse duhej ta botoja librin apo jo. Më dukej sikur po bëja një ‘pabesi’ që merresha me një gjë që ishte aq e madhe e që kishte bërë kthesë në jetën time. Kur dalë në studio, dal si shkrimtare, jo si nënë që ka nevojë t’i qahet lexuesit”, e nisi mesazhin e saj shkrimtarja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult