Flutura Açka: Liria e keqkuptuar

Poezi nga Flutura Açka

Gruaja,
asht shakull me bajt,
thotë Kanuja.

Burri,
asht fryma, hija, seksi,
grushti dhe huri.

Trazuar
n’pendesën e brinjës së shkulur,
n’betejën e moskuptimit të përjetshëm,
të Lirisë së keqkuptuar,
burrë e grua.

Shpesh,
sa shpesh, keqkuptimi,
merr trajtë të pandreqshëm gabimi.

Ai të kërkon si grua,
Ti e konkuron si burrë.
Ai lutet të jesh dashnore,
Ti mëson huqe prostitute.
Ai të puth si e dashur
Ti me et’ sillesh si grua
Ai ka nevojë për shoqe,
Ti e josh si e dashur…

Një qenie e vërtetë,
Mbjell dashuri të vërtetë.

Liria, kjo halë e mbetur në fyt
E keqkuptuar, o grua,
Të mbyt…

8 mars 2018

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIM PREKËS NGA FLUTURA AÇKA PËR DJALIN E NDJERË: MË DUKET SIKUR MË VJEN MESAZH PREJ DJALIT NË TELEFON…

Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Flutura Açka rrëfeu mënyrën si mban zi për humbjen e djalit të saj 5 vite më parë.

Shkrimtarja tregon se i pëlqente të bëjë gjithçka që bënte me të, si shfletimi i librit të tij të preferuar apo restorantit të parapëlqyer, por tani edhe këtë nuk e bën më.

Ajo rithekson se e ka humbur dimensionin e së ardhmes, dëshirën për t’u marrë me veten ndonëse ana sociale vijon t’i funksionojë automatikisht.

Për të, gjëja më e rëndësishme është të kujtojë dhe kjo është forca e saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult