Me këngën “Balada e gurit” Frederik dhe Aida Ndoci u paraqitën në edicionin e 47-të të Festivalit të RTSH-ës në dhjetor të viti 2006.
Meqë atëkohë kënga u shpërblye me vendin e parë, në vitin 2007 të dy artistët, morën pjesë në edicinin e 52-të të Festivalit Eurovizion, i cili u mbajt në Helsinki të Finlandës.
Kënga “Balada e gurit” me tekst të Pandi Laços dhe muzikë të Adrian Hilës, u këndua në gjuhën angleze me titull “Hear My plea” dhe mori 49 pikë, duke u radhitur në vendin e 17-të të Festivalit Eurovizion.
Në vazhdim ua sjellim tekstin e këngës “Balada e Gurit” të kënduar nga Frederik dhe Aida Ndoci:
Dikur për të mos ardhur kurrë,
Ktheva shpinën dhe hodha një gur,
Mu duk se jeta mori nur,
Sa shumë eca e nuk ndala kurrë.
Miliona gurë i preka,
Dhe për andej nga erdha,
Ktheva gjoksin, ah…
Një det me lot e gjeta,
Dhe njerez që si unë,
Një gur kërkonin…
Kthema Zot,
Kthema mallin që më more,
Kur më nise larg, ah…
Kthema Zot,
Vetëm loti thyen gurin,
Që e hodha pas.
Të lutem kthema Zot,
Ti kthema lotin që më more,
Kur më nise larg.
Të lutem kthemë Zot,
Se vetëm malli thyen burrin,
Për t’u kthyer pas, oh…
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
Frederik Ndoci: O shpirt sa të du (teksti dhe kënga)
Pranvera filloi me ardhë,
Dhe bylbyli nisë me k’ndue;
Njajo drandofillja e bardhë,
Del n’dritare me ndigjue.
O shpirt sa të du,
Përmas teje kam maru,
O shpirt sa të du,
S’bashku jetën me e kalu.
Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë,
Lule m’lule tue shetitë;
Ndër ma t’buk’rat ty t’kam zgjedhë,
Porsi hylli i bukurisë.
O shpirt sa të du,
Përmas teje kam maru,
O shpirt sa të du,
S’bashku jetën me e kalu.
ObserverKult