
Fuqi për mallëngjimin, fuqi për të besuar, të marrët nëpër këmbë
E zë për të kënduar, një këngë të trishtuar, me shpirtin nëpër dhëmbë
Kur kënga të mbaroj, të mbetem kokëulur, në lutje pa mbarim
Të ndez qiri në kishë, një për ju të gjithë, një për shpirtin tim.
Durim të kem pafund, se ikën vjet të tjerë, harroj të ndiej mall
Se jetë s’është poezi, legjendë është për të rënët, për mua është përrallë
Dhe mbjell ca trëndafila, në cepat e shtëpisë, me krahë të dridhëruar
Tu mbledh njëherë petalet, ti hedh në erë të shkojnë, atje në kohë të shkuar.
Me fat jam me të vërtetë, urrejtjen nuk e desha, ndaj nuk lë pas zhgënjim
Herë humba gjithçka kisha, dhe borxh mbajta me vete, në trastë përmbi shpinë
Por prapë nuk u përkula, të thyer nuk më panë, paçka në mijëra pjesë
Me dashuri të ngjyer, në bukë të ngjyer me lot, në fushë të Myzeqesë.
ObserverKult
Lexo edhe: