Gioconda Belli: Unë, jam ajo që të do

Gioconda Belli

Unë, jam ajo që të do – poezi nga Gioconda Belli


Unë jam gazela jote e paepur,
vetëtimë që dritën e thyen në gjoksin tënd.
Jam erë e pafrerë grykash malore
dhe shkëlqimi i ndezur i zjarrit të okotit*.
I ngrohë netët e tua,
duke ndezur vullkane me duart e mia,
syujtë prej tymit të kratereve në mua.
Rend drejt teje
veshur me shi dhe kujtime,
duke qeshur njësoj si vite më parë.
Ende udhë e paeksploruar jam,
qartësi që thyen errësirën.
Ngjëroj yje midis lëkurës tënde dhe times
dhe të përshkoj plotësisht,
çeltirë pas çeltire,
duke minuar dashurinë time,
duke u përleshur me frikën.
Një emër jam që këndoj dhe bie në dashuri
me anën tjetër të hënës,
Jam zgjatim
i buzëqeshjes, i kurmit tënd.
Unë jam diçka që rritet,
edhe kur qesh edhe kur qan.
Unë,
jam ajo që të do.


*okoti- pishë e kuqe që rritet kryesisht në Meksikë dhe Amerikën Latin

Përktheu: Marsela Neni

ObserverKult

______________________

Lexo edhe:

GIOCONDA BELLI: JAM GRUAJA QË MENDON

Jam e gjallë
si frut i arrirë,
zonja e dimrave dhe verëstinëve,
gjyshja e zogjve,
vegjëtare e erës së lundrimit.
Kurrë nuk është zbutur
zemra ime
dhe, si fëmijë, unë ende dridhem kur bie mbrëmja,
e blerta më lëbyr sytë,
dhe marimbat
e zhurma e shiut
bëhen një me barkun tim të lagur,
kur gjithçka bëhet më e ëmbël dhe më e ndritshme.
Rritem dhe nuk mësoj të rritem,
nuk zhgënjehem,
as nuk bëhem ajo gruaja e mbështjellë me vello
dyshuese për gjithçka duke vajtuar veten.
Jo, sytë e mi, riçelin çdo ditë në mrekullinë
e tokës së sapolindur,
këngën e popujve,
krahun e punëtorit që ndërton,
shitëses me mizërinë e saj të fëmijëve,
vogëlushëve të hareshëm që marshojnë për në shkollë.
Po,
është e vërtetë, ndonjëherë jam e trishtë
dhe dal udhëve
e lirshme si floket e mi
dhe…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult