Giuseppe Ungaretti: Fli tani, moj zemër e shqetësuar…

Fli tani, moj zemër e shqetësuar,
Hë pra, fli, fli tani.

Fli pra,
Dimri të ka pushtuar, të kërcënon,
Të bërtet: “Do të të vras.
Gjumë s’do të kesh ti më”.

Goja ime zemrës sate i ofron paqe, më thua :
Hë, pra fli, fli e qetë,
Hë, pra dëgjo,
Dashurinë tënde
Që të mundesh vdekjen, zemër e shqetësuar.

Përktheu: Faslli Haliti