Gregory Corso: Nata e errët e shpirtit

Poezi nga Gregory Corso

nata e errët e shpirtit
shihet vetëm me sytë tu
Për të regjistruar pamjen në fjalë
që ndriçon gjithë errësirën
dhe kështu e bën të padurueshme gjendjen njerëzore
Asgjë nuk mund t’i thuhet njerëzimit
që ai tashmë nuk e di
…poeti thjesht ndriçon
diturinë në errësirën e të gjithë neve

Armiqtë e rrethojnë poezinë:
Paturpësia; arroganca; gjykimi; tallja e injorancës;
përtacia; besimi në lajka; fama;
vjersha: një mjet për të mohuar Zotin,
liri për të thënë ndonjë gjë tronditëse;
mënyra më e mirë për t’ia thyer hundët jetës;
me vlerat e shoqërisë;
arti më i rrezikshëm: poezia –

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

GREGORY CORSO: SHKRIMET NË MËNGJESIN E HERSHËM DHE NË NATËN E HERSHME NË KALABRI

Nga: Gregory Corso

E kam ndjellë ardhmërinë
në të jetuarit e mëhershëm
e kaluara është kujtesë
e tashmja ngutësi
ndërsa ardhmëria parashikim
ja këtu jam duke pritur
i mjeri unë…

shiko se në çka jam mbërthyer
e di
se kur bota është e çmendur
poeti
duhet të jetë i mençur
Dhe me sa doni të lidheni me kusht
se kur bota është e mençur
unë do të jem bukurazi i çmendur.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

GREGORY CORSO: E SHKRUAR NË PRAG TË DITËLINDJES SIME TË 32-TË