Hajnrih Hajne: Përse sytë m’i mbulon me dorë?

hajne
Hajnrih Hajne

Poezi nga Hajnrih Hajne

Me duar ia mbuloj unë sytë
Ata dy sy si yje,
Tani ajo s’më lë rehat
Kërkon nga unë arsye.

Që nga mëngjesi deri vonë
Më pyet për çdo orë
Përse kur buzët ti m’i puth
Sytë m’i mbulon me dorë?

Por unë arsye nuk i jap
Përse sytë ia mbuloj
Kur buzën unë asaj ia puth
Pres dhe vetë ta zbuloj.

Përktheu: Juliana Vogli

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJNE: PËRSËRI TË NJËJTIT SY QË DIKUR SHPIRTIN MA NDIZNIN

Nga: Hajnrih Hajne

Përsëri të njëjtit sy
Që dikur shpirtin ma ndiznin,
Përsëri të njëjtat buzë
Që të tërin më dalldisnin.

Oh dhe zëri që dikur
Zemra donte të dëgjonte
Vetëm unë nuk jam më unë
Tjetërsuar kthehem sonte.

Krahët e saj, të bardhë, të ngrohtë
Dikur më pushtonin plot gaz
Tash i rri unë kot në zemër
Porsi zogu në kafaz.