Poezi nga Hajnrih Hajne
Zonjusha buzë detit
Me vete psherëtinte
I bëhej sikur deti
Diellin po përpinte
Zonjushëzë e bukur,
Mos mbaj brenda trishtim
Kur dielli detin puth
Tjetërkund zë ndrin
Përktheu: Juliana Vogli
ObserverKult
Lexo edhe:
HAJNE: ATA U DESHËN ME AFSH E ZJARR
Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.
Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.
Ai i fliste.”O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërras se do vdes,” – i thoshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
HAJNE: KUSH I DI DHIMBJET MË TË KËQIJA… DHE DHIMBJET E MIA I DI…
Kur para shtëpisë sate
Në mëngjes unë kaloj,
Sa gëzohem, e dashur vogëlushe,
Kur në dritare të shikoj.
Me syt’e zinj-gështenje
Me pyet tek më vështron:
“O burrë i huaj, i sëmurë,
Kush je dhe ç’të mungon?”
Unë jam një poet gjerman,
I njohur në Gjermani;
Kush i di emrat më të mirë;
Dhe emrin tim e di…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU