Poezi nga Halil Matoshi
Natyra âsht art misterioz
pambarueshëm e ndryshon vetën, tue ngjallë adhurim.
Estetikë e frikë!
tue soditë rrafshin e nji kodre metafizike që lundron
pa u zhytë në ujë
erdha në përfundimin logjik
se dritën e ka gdhend uji
tue u nxjerr thelbin shkambijvet
për me dalë nga terri absolut
dhe i paanë sa me kriju
kit sipërfaqe reflektuese
ose tue u fërku grimcat e territ
për miliarda vjetë
në kujtesën e ujit ka shkrepun
nji shkëndijë!?
Isha ai greku antik që leu dorën
më absidian të lëmuet e krijoi pasqyrë
apo personazhi i Marquez
që mas tre ditëve u tha
atyne t’sh’pisë se e kish gëlltitë balena
dhe e kish vjellë në breg
terri bjente mbi liqe
tek tjerrsha mendimet nga syprina e ujit doli nji peshk i madh hata
përpiu pamjet dhe fjalët gazmore
të peshkatarëve
Shikova në retrovizor të veturës
nuk isha askund!
Liqeni i Badocit, 9 qershor, 2023. Ora 19.
ObserverKult
Lexo edhe:
HALIL MATOSHI: NË SHKRIMET E MIA KAM THÂNË DIÇKA QË E MENOJNË SHUMË POR S’DIJNË ME E THÂNË, S’KANË GJUHË
Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari, Halil Matoshi.
-Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
-Librat e parë që i pata në dorë ishin “Poema” nga Ndre Mjeda dhe “Vargjet e lira” të Migjenit dhe “Posta e porositun” e Mark Krasniqit.
Botimet e para të “Rilindjës”, vitet ‘60 të shekullit të kaluem. Këto tre i libra i kishim në trashëgimi familjare asokohe, nga vëllau i madh, Mustafa, arëherë gjmnazist në Kamenicë.
Masandej në klasë të dytë mora dhuratë nji libër të ilustruem për Robin Hood-in e në klasë të pestë mora njashtu dhuratë nga shkolla “Foka e bardhë” të Rudyard Kipling-ut, në të shtatën “Komesari Memo” të Agollit dhe kështu nisi me u themelu biblioteka jéme.
Por lexim më serioz u kisha bâ romaneve “Stuhi në Gang”, të Rabindranath Tagores; botim i Prishtinës, 1965 dhe Petro Marko “Hasta la Vista”, Prishtinë, 1970, “Halimi”, botue në Prishtinë nga “Rilindja” në vitin 1972. Si dhe – të paharreshmin “Për memëdheun” të Thoma Kaçorrit, s’më kujtohet viti i botimit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult