Poezi nga Halil Matoshi
1. Veglat
Kur e vizitova babën n’katund
gjatë pushimeve të verës
më 1982 në kthinën e veglave pashë gjallni metalesh
me dorëza e kambëza
gishtëza, bishtna e drugëza
Shtojca përmes të cilave shumëzoheshin e zgjatoheshin duert, kâmbët dhe mendja
t’a prenë ma larg…
Forma t’dhânuna nga Mjeshtri
konform ndihmës që i duhej
Krahë me u ba krahëve!
Mbaj mend se në puntori
veglat buzëqeshnin rrotull
Kur u riktheva mas 34-vjetësh
në të vjetrën sh’pi
gjeta metale prekun ndryshku
fenerë burgue merimamgash
Veglat kishin kyçun gojët sytë çpuemun kthetrat deformue
topitun tehet
Nuk asht se qanin!
Dergjeshin në epokën e hiçit
nuk ndihmojshin mâ askand
për asgjâ!
2. Veglat. Mjeshtri u jep gjuhë
Në aneksin e Sh’pisë
së vjetër rrinë gati veglat
si armët e parzmoret
që vizllojnë para së në front
me u nisë
Ushtari. Ai i mprehë tehet
lyen rrotat shtrëngon burmet
fshinë sytë pluhun u heq rromuzeve u jep shkëlqim beteje
Veglat marrin hez ato vëzhgojnë
Mjeshtrit me i gâ!
Aty gjendet gjithçka
dhe çekanë.
Qe-kanë me dëshmu
se babës ende i punojnë krahët
e mendja…
Ai godet!
Pra në pozitë vertikale â!
Veglat. Ato i shtron derxha
e babës. Krymi i drunit.
Dhâmi i kohës. Brejtës t’papâmë
që hapin tunele në trupa lisash
e baballarësh
ObserverKult
Lexo edhe: