
Detna trupue
Odisseus po e ndiej drithnimin tand te kthimit
p’ej shpie dete tue trupue
asht natë e deti ka valë
shumë hendekë, prita
udhë pa krye
Nuk ka bir nane qe s’e menon kthimin kur niset kudokoftë
Me sh’pi në mendje
pa truell nër kâmë
Fell nji lubi tue gjimue
çanë detin si buell tërbue
tërhequn nga mija kuaj jelëdredhun fuzë
që bluejnë ujin
tue bâmun hap që rrshet’
e s’bjen para stuhiet’
Lundrimi të përkundka fort
në nji djep t’përkohshëm
Si në rock and roll
Shtrimë në shtrat tashma
në barkun e nji maqine
që pehatet si çerpik i përgjumun
(dhoma nr. 70/22)
në sh’pinë ku andrron gru e fanar)
mas çdo vale
Mos flèj bir zotnash
mos bjer zog njeriu
Mbahu Odissey që trupon male
me unë zjèrmi
mësyn dete me zemën terri
Pa shprehje ftyre
me t’pre pikë gjaku s’qet
pa ditun not nisesh p’ej shpie
në gjendje tërmeti
t’përhershëm
——————————————
Natë. Qërshor 23, 2024.
04:14 në traget Durrës-Bari
P’ej sh’pie
Kthimit p’ej sh’pie i gzohet
secili Odyssey i mnershëm
i brisht si thmia
sheh p’ej s’largu “trojet tona”
si nji vizatim akuareli
qe sakaç munet me u fshi
siç kohët lajnë gjakun
dalzotsash
tokë e sh’pi t’dalin përpara
ngushtimi skamja robnia
t’diftohen fiqire t’zeza
hmmm
po pse kthimi pra?
me e bind botën në pafajësi!
t’nji thmie qe gjithmonë kthehet
p’ej sh’pie…
Prill 10, 2025
Gjâma e Rahim Krivaçës
(Intertekst: The Odissey të Christopher Nolan-it)
Ciklopi i nji humbëtine
diku n’Kosovë
jetonte si qoban ditën
si dashnor i madh natën
sa e priste kthimin e madh
nuk digjonte klithmat
e njerëzve nën diktaturë
idila e tina me dhinë e djathin
mbaroi nji ditë
ishte nji me tokën
zgjatim i ciklopëve
siç e paramendoi Homeri poet
erdhën odisseusë modernë
“po vijmë në paqe” – thanë
sjellim ligj!
Rahim Krivaça magjepsej
me dy ngrehinat heçamë
ligj dhe makina e milicisë
komisia me milicë
delegue nga komuna
i thanë se janë ndalu dhitë
brimë u ndi’
Rahimi s’e dorëzonte dhinë!
âsht dhembja
e maleve e deteve t’Ballkanit
si kafshë t’dhunueme
ja thyen dritarëzen pa kornizë
ngulun n’lloq
dojshin me ia konfiskue dhinë
por ajo u shkrry e diq!
bâni hile Rahim Krivaça
tue u thânë se ishte grue
me maskë
shtiu mbi makinën e tyne
nashta vrau ndonjânin
dhe lshoi nji brimë
që pushtoi brinë
si iso dhe surla dyjare
aty ky maqina grinë mish njeriu
buron brima e na mushë trishtim
gjâma e Polifemit të Meshinës
u çue* edhe Rahim Krivaça
——-
T’korra, 20, 2026
——–
*migroi
ObserverKult
Lexo edhe:






