Vdis i ri….thotë Derek. E kush do të donte? Pse do të duhej?
ObserverKult ua sjell disa thënie mbi vdekjen, mbi absurdin e mënyrave se si do dëshironim vdekjen, nga autorë të ndryshëm:
Çdo dëm shkakton pakënaqësi në kujtesë, përveç dëmit të dëmeve, domethënë vdekjes, e cila i jep fund kujtesës dhe jetës njëkohësisht. – Leonardo da Vinci
Më mirë të vdes se të kem frikë. – Martin Luther King
Do të më pëlqente shumë të shihja funeralin tim para se të vdisja.-Maria Edgeworth
Ka vetëm një mënyrë për të refuzuar të nesërmen: të vdesësh. – Victor Hugo
Është e rëndë të vdesësh pa e kuptuar jetën. Është dramatike të jetosh pa e kuptuar vdekjen. – Hermann Hesse
Jeto në maksimum, vdis i ri dhe lëre pas vetes një kufomë të hijshme.- John Derek
Çdo njeri lind si shumë të tjerë e vdes si askush tjetër. – Martin Heidegger
Siç nuk jam shqetësuar të lind, nuk shqetësohem as të vdes. – Federico García Lorca
Ai që fillon të jetojë, fillon të vdesë. – Francis Quarles
Vdekja ka qindra duar dhe ecën nëpër mijëra rrugë. – T.S. Eliot
E vetmja barazi e njerëzve është fakti se të gjithë duhet të vdesin. – Bob Dylan
Vdekja duket pak e tmerrshme, kur dikush është i sfilitur. – Simone de Beauvoir
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE NGA WOODY ALLEN: JETOHET NJË HERË TË VETME E DIKUSH ASNJËHERË…
Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.
Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.
Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.
Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.
Avantazhi i të qenit inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.
Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë më tepër.
Telashet janë si letrat higjenike, merr një e vijnë dhjetë.