në një “kohë tjetër”
pihej verë burgonjë
në hamamet e famshme
të xhamisë blu
e thithej egzotikë
luajtur me fatet e kombeve
të vegjël përtej kontinetit
evropa e royal coribben*
flirtonte fshehur mëkatet
mbas velurit të sheherzades,
shkëmbyer unazat e fejesës
me diamantët
e përgjakur në duart
e fëmijëve,
ato miniaturaskllevër
si milingona të kuqe
(…)
“ironi e fatit, vrasja
e kombeve të vegjël!”
(shkruante :The Guardian
The New York Times, Le Monde.fr, Corriere della Sera, Bild-Zeitung… )
(…)
II
ndërsa Deti, ende përtyp kufomat
me rubairat e Omar Khajami’t
mbi lule jaseminët e Orientit,
kaltërsisë së nëmur italike:
në zemërimin e poesidonit
për “tradhëtinë e atdheut”
ah’ sa e vështirë,
i madh të jesh
e zap të bësh,
kombe
të vegjël!
më tutje hartës…konflikti
spostohet Europës, damës së pangopur në epshe
të reja flake, i kafshon trupin
në pafajsinë e jetës pjellës së
sapolindur,
si t’provojë dhimbjen e tjetrit
të jetë mallkim
eksitim’ i pashuar
nga sarkofagu i Nefesit
a hieja e sëmurë e Aleksandrit
(…)
e ballkani lëpin
plagët hallakatur
me gjymtyrët
ende në prushe zjarri
në qiejt e ndëshkuar
plumbat shpojnë
hapësirën
yje të rrëzuar
si në natën san.lorenzo-s,
rimartesës së dreqit
s’bëri çati për vete, Zoti
as shtëpi,
njeriu krijoi madhështitë
e shtirura të katedraleve
e minareve të lutet prej frike
për rifillimin e mëkateve…
po dehej mbrëmë
për besimin e shkelur,
më ndjeu “vështrimin”derdhi
mbi mua një gllenjkë,
si të më thotë;
“e sheh sa të çmendur jemi,
do na vrasë të dyve bota,
mua që e krijova të prapë,
e ty që ia shkruan prapësitë në vargje…”
në vënd të verës, botës,
a ne të dy, do na duhet
të ngremë dollinë
me arin e zi,
kushedi ku duhet
ta tokim gotën mbi cilën
tablo të vjetër a të re,
të “darkës së fundit”?
na duhet një afresk i ri,
po ku do ta varim
në kë copë të qiellit!
…
( shkruan :The Guardian
The New York Times, Le Monde.fr, Corriere della Sera, Bild-Zeitung… )
*Titulli origjinal “vet’kryqëzim”
ObserverKult
Lexo edhe: