Poezi nga Ilaz Hysaj
Me t’dashtë
S’don me thanë me t’pasë
Se ti s’je e askuj
Me t’dashtë don me thanë
Zanin me ta dhanë
E me t’u ba kangë
ObserverKult
————————-
Lexo edhe:
TRI REKOMANDIME LEXIMI NGA ILAZ HYSAJ
Ja cilat janë tri librat që Hysaj u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
Nga Ilaz Hysaj
Andaj kemi libra të ndryshëm, lexues të ndryshëm dhe forma të ndryshme leximi. Dhe të zgjedhësh tre libra për të rekomanduar, është po aq e sikletshme sikur të futesh në kopshtin e Edenit dhe të thonë zgjedhi tri lulet më të bukura për t’i ofruar të dashurës !… dhe ti nuk e di a të zgjedhësh nga aroma, nga petalet apo gjethet e bukura.
Sidoqoftë unë do t’i rekomandoja tri libra: një nga letërsia ruse, një nga letërsia shqiptare dhe një nga ajo gjermane..
- “PAVIONI I KANCEROZËVE” nga Aleksandër Sollzhenicin
Në kuadër të literaturës së pasur ruso-sovjetike, përveç klasikëve si Tolstoi, Çehovi, Pushkini, Jesenini, me një çasje krejtësisht tjetër pata lexuar Dostojevskin, gjatë përgatitjes së provimit të psikiatrisë dhe kjo më ndihmoi dukshëm në plotësimin e tablosë së gjendjeve shpirtërore dhe situatave që shpien në manifestimin apo shpërthimin e “çmendurive” që nuk i gjen dot në librat mjekësor. Romanin “Krimi dhe dënimi” e pata lexuar dy herë dhe leximi i dytë ishte krejtësisht ndryshe, zbërthyes dhe analitik…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU