T’dashunoj edhe pas kaq mijra vjetsh
Qyshkur “t’du-së” tem i ke thanë “nashtë”
T’dashunoj edhe mas nji mijë e nji netsh
E edhe mas nji mijë e nji prrallash kam me t’dashtë
T’dashunoj se s’mundem dikend tjetër me e dashtë
Pos teje qe veç dashni s’m’ke jep
T’kam dashtë e t’due me t’njejtën urrejtje t’lashtë
Me t’cilën dreqi zotit i dha gazep
T’dashunoj dhe e mshefi ktè n’labirinte t’pshtjellta
Me i ba tjertë t’mendojnë se jam veç njerí-kashtë
Nga ata që i tutin sorrat nëpër ara t’mjellta
Ndërkohë përjetë t’jetës me t’rujtë e me t’dashtë
Lexo edhe:
Lexo edhe: ELIOT: E MËRKURA E PËRHIME, përktheu Ilir Breca
Lexo edhe: XHELALUDIN RUMI: KUR DIKUSH VETË Ç’OSHT ME “DEKË PËR DASHNI”…, përktheu Ilir BRECA
Lexo edhe: FJODOR TJUTÇEV: M’KALLË KUR HESHTË…, përktheu Ilir Breca
LEXO EDHE: