Ismail Kadare: “Do të hyjmë në Evropë” – kjo shprehje, jo fort e saktë!

Ismail Kadare

Shqipja hyn mes dhjetë ose dymbëdhjetë gjuhëve themeltare të Evropës… Shprehja: “Do hyjmë në Evropë”, nuk është fort e saktë. Ne gjendemi në Evropë. Por nuk jemi të ndërgjegjshëm ende që jemi në Evropë. Ne jemi në themelet e Evropës. Nuk është vetëm gjuha shqipe. Është trualli shqiptar, është historia jonë, janë kujtimet tona…”

Pyetje: Çfarë është Gjuha Shqipe? Ju thoni se është një gjuhë shumë “kursimtare”? Duhen më pak fjalë sesa në frëngjisht, për të shprehur ndjenjat?

Kadare: Gjuha Shqipe është gjuhë indoevropiane që qëndron më vete. Në familjen e gjuhëve indoevropiane janë tre gjuhë, të cilat janë më vete. Shqipja, armenishtja dhe greqishtja, pra janë gjuhë pa familje. Një prej tyre është shqipja, është gjuhë e vjetër. Ka më tepër karakteristika të gjuhëve gjermanike sesa të atyre latine.

Teksti i përkthyer nga shqipja në frëngjisht ka gjithmonë 2 për qind më shumë fjalë. Sapo e thatë ju vetë. Por edhe po ta përkthesh në anglisht është e njëjta gjë, sepse fjalëformimi në shqip është shumë i lehtë, siç ndodh në gjermanishten apo greqishten e vjetër.

Ndonjëherë mund të bashkohen dy-tri fjalë bashkë, pra të krijosh një fjalë të re, nisur nga disa fjalë ekzistuese. Ndërsa frëngjishtja është gjuhë shumë analitike. Është e vështirë ta bësh këtë. Shqipja ka gjithashtu një cilësi shumë të vjetër mitologjike, mënyrën dëshirore të foljes.

Kjo e ka origjinën nga thellësia e mitologjisë, sepse në atë kohë të gjithë mendonin se, nëse dëshirohej diçka për mirë apo për keq, ajo do të realizohej, atëherë kjo u bë pjesë e gjuhës.

Nëse të njëjtën folje e përdorim dhe në frëngjisht, kjo nuk tingëllon natyrshëm. Ndërsa në greqishten e vjetër dhe në shqip, kjo realizohet shumë natyrshëm. Çdo foljeje mjafton t’i shtosh si prapashtesë një “sh” dhe e kalon në mënyrë dëshirore; pra për të shprehur edhe mallkimet. Ja pse është e lehtë për të përkthyer në shqip tragjeditë greke.

Pyetje: Mallkimi është i ngjashëm?

Kadare: Po, mallkimi është i ngjashëm. E ka origjinën nga një mentalitet i vjetër.

*(Pjesë nga intervista e ’90-ës, në Francë)

zija çela- darka e gabuar
Ismail Kadare

Lexo edhe:

KADARE: KUR SHFLETON POEZINË POPULLORE…KE DËSHIRË TË JETOSH E VDESËSH SI NË KËNGË!