Isuf Myzyri: Kur pata nji lule t’bukur (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Kur pata nji lule t’bukur” e kënduar nga Isuf Myzyri

Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përherë
Iku fluturoi si flutur
Edhe s’mujta me i marr erë

Lulen n’dorë unë kur e pata
Kimetin nuk ia dita
Vaj sa shpejt o, na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e kam pritë

Lulja prej dorës ç’më doli
E prej gjumi u kam çu’.
M’la të shkretë o në mendime
Asnjiherë s’e kam harru

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

KUR PATA NJI LULE T’BUKUR”, KËNGË KUSHTUAR DASHURISË SË PAMUNDUR

Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përherë.
Iku fluturoi si flutur
Edhe s’mujta me i marr erë.”

Ndodh shpesh që muzika folklorike, ndoshta ngaqë na është e shumëdëgjuar apo edhe ngaqë rezonon në nënvetëdije një farë prapambetjeje të paragjykuar, kalon pa u vënë re nga shumë prej dëgjuesve bashkëkohorë. Muzika dëgjohet pa u ndjerë, ndërsa teksti është objekt shpërfilljeje, në mos përtalljeje. Por nëse ndalemi dhe e hetojmë objektivisht, ka aty shumëçka për t’u vlerësuar.

Le të merremi me veprën në fjalë, me autor Isuf Myzyrin nga Elbasani. Isufi ka qenë shkrues tekstesh, kompozitor, violinist, këngëtar dhe drejtues i grupit të vet muzikor. Ai ka lënë thesare të paçmuara në repertorin e muzikës shqiptare.

Me tre martesa të dështuara dhe i dëbuar edhe prej një tarikati dervishësh për sjellje të pahijshme – me gjasa gej – Isuf Myzyri ka ditur të zgjojë më delikatin e tingujve në një rrafsh sa ndjesor edhe intelektual.

Të hetojmë pra, tekstin e një prej këngëve më përfaqësuese të Shqipërisë së mesme: “Kur pata një lule t’bukur”. Në përsosmërinë e saj, lulja është e përkohshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU