Sikur të të kuptoja
Brenda djallëzisë do të kishte bërthama mirësie
Sikur ti të më kuptoje
Mirësia do të mbillej në pragjet e frikës
Po ta hapja unë dritën
Fytyrën tënde do ta shkelnin me madhështi
Po ta hapje ti
Në kornizën e shkatërrimit tim
Do shikoje një peizazh të vjetër ëndërrimi
Sikur të ishim më larg se tani
Shpirtrat do të ngjiteshin me pështymë fyerjeje
Sikur të ishim më afër
Dita do të ishte më e zakonshme
Askush nuk do të premtonte më
Për dashuri.
ObserverKult
———————————-
Lexo edhe:
JAMARBËR MARKO: NË DHOMËN TIME TE TAVOLINA E VOGËL
Lexo edhe:
PETRO MARKO: ARRESTIMI I DJALIT, GJËJA MË E RËNDË E JETËS SIME
Kishte provuar shumë burgje dhe vuajtje, por asnjëra nuk ishte aq e madhe sa ajo që përjetoi atë ditë gushti të vitit 1975, kur i arrestuan të birin.
Pastaj, shumë të njohur e miq as nuk do i flisnin, por shkrimtari nuk bën me faj askënd. Frika kish modifikuar sjelljet njerëzore. Të rrallë ishin ata që e mposhtën frikën, për hir të miqësisë, si Koço Kosta, që u kthye nga rruga dhe i tha: “Do të të përqafoj një herë, pa le të më varin”.
Përjetimet e Petro Markos në ditën e arrestimit të të birit dhe në vitet që e ndoqën, të shkruara nga vetë ai.
Ishte afruar si një dallgë vigane, me një uturimë të brendshme, e pashmangshme, derisa ishte përplasur mbi ta. Mesnatën e 7 gushtit 1975, forcat e Sigurimit kishin hyrë në shtëpinë e Petro Markos dhe kishin arrestuar djalin e tij, Jamarbër Marko. Ishte dallga e radhës në detin e trazuar të jetës së Petro Markos, por asnjë më parë nuk kish qenë kaq shkatërruese…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU